Ish-ylli i UFC: Kam fituar më shumë gjatë 24 orëve në Only Fans

Boksi

Ish-ylli i UFC: Kam fituar më shumë gjatë 24 orëve në Only Fans

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 17:30
Paige VanZant

Sportistja bukuroshe Paige VanZant pati një karrierë të suksesshme në sportet luftarake, që e lejoi atë të fitonte shuma të mira gjatë dueleve që zhvillonte në kafaz.

Gjithsesi kjo shumë nuk është asgjë me të ardhurat që ajo fiton si anëtare e faqes së njohur OnlyFans.

VanZant fillimisht shpërtheu në skenë në vitin 2014 me tri fitore për të filluar karrierën e saj në UFC. Ajo e rriti shpejt bazën e fansave të saj dhe pavarësisht se humbi katër nga gjashtë duelet e saj të fundit në kafaz, VanZant mbeti një nga luftëtarët më të njohura në listë.

Pas largimit të saj nga UFC, VanZant e gjeti veten duke bërë paraqitje në All Elite Wrestling (AEW) dhe duke kaluar në boksin bareknuckle nën flamurin Bare Knuckle Fighting Championship (BKFC). Gjatë rrugës, luftëtarja u ndesh me OnlyFans dhe shpejt zbuloi se ajo mund të fitonte para serioze pa e vënë në rrezik trupin e saj.

VanZant zbuloi në një intervistë të fundit se ajo fitoi më shumë para në 24 orë në Only Fans se sa përgjatë gjithë karrierës së saj luftarake. “Kam qenë vërtet me fat që karriera ime, edhe jashtë UFC dhe jashtë luftimeve, ka qenë mjaft e suksesshme”, tha VanZant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat