UFC planifikon sfidën e madhe

Boksi

UFC planifikon sfidën e madhe

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 12:53
Jorge Masvidal

Jorge Masvidal një nga yjet e UFC-së, është tërhequr nga artet marciale mikse (MMA), por kjo nuk do të thotë se ai ende nuk është duke i mbajtur sytë hapur për luftime të mëdha.

Në një intervistë për ESPN, për të promovuar ngjarjen e tij të ardhshme Gamebred Bareknuckle më 8 shtator 2023, Masvidal sugjeroi se do të ishte i hapur për t’u kthyer dhe për të përcaktuar se kush është “Baddest Motherf—er” në planet.

Masvidal është mbajtësi i parë i gjerdanit BMF (mundi Nate Diaz). Pasi u tërhoq, UFC vendosi përsëri gjerdanin në skenë dhe në eventin UFC-291 ishte Justin Gaethje ai që e fitoi atë, pas triumfit ndaj Dustin Poirier. “Unë mendoj se ai duhet ta mbrojë atë kundër meje”, tha Masvidal për ESPN.

Kjo është ajo që duhet të ndodhë nëse do të kthehesha në sport. Unë kurrë nuk dëshpërohem të kthehem në luftë sepse më pëlqen të luftoj. Më pëlqen të luftoj.

Është sporti im i preferuar, është mënyra ime e jetesës.

Pra, nuk mund të them kurrë se nuk do të luftoj”, u shpreh Jorge Masvidal, që ka humbur 4 duelet e fundit në kafaz.

Një duel kundër Gaethje do të ishte një luftë “super” e sigurtë, por problem janë peshat e ndryshme ku duelojnë dy luftëtarët dhe diferencat janë të mëdha. Masvidal nuk pret që të ketë së shpejti një sfidë me Gaethje.

“Nuk është diçka që do ta bëja tani. Si burrë, më mungon lufta. Por tani dua t’i heq këto promovime nga terreni. Unë kam disa lajme që janë të mëdha, por nuk mund t’i shpall ende”, tha Masvidal,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat