Liridon Fazliu ndeshje kundër serbit

Boksi

Liridon Fazliu ndeshje kundër serbit

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 13:43
Liridon Fazliu e Nikola Ivkoviq

Liridon Fazliu, djaloshi me prejardhje nga Kosova por që jeton në Belgjikë më 14.10.2023 në Ostende do të zhvilloj ndeshjen e tij të ardhshme në boksin profesionist, kurse kundërshtar I tij do të jetë boksieri Nikola Ivkoviq nga Bosnja.

“Ivkoviq është një bokser mjaft luftarak që jep 200% nga vetja, por unë me stafin tim kemi analizuar shumë mirë ndeshjet e tija dhe mendoj se do te kemi përgjigjen e duhur për të ardhur deri tek fitorja.

Përgatitjet I kam zhvilluar sic do herë në Ostende, por ketë herë kam ushtruar edhe ne klube tjera dhe me trajner te ndryshëm.

Normal nuk kanë munguar edhe shumë sparigje që kam pasur”, tha Fazliu, duke shtuar “Gala do të jetë në qytetin tim dhe kjo është shumë mirë për mua sepse do të kem në maksimum mbështetjen.

Mbas kësaj ndeshje planifikoj të zhvilloj një ndeshje në Francë më 4.11.2023 dhe besoj shumë që edhe atje do të dal triumfues. Falinderoi zotin për shëndetin që më ka jep si dhe sponzorat lokal të Ostendes që po më mbështetin në maksimum.

Nga ana tjetër, falënderoi edhe familjen për përkahjen e madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat