Luan Krasniqi ka disa fjalë për nipin e tij që e nokautoi argjentinasin

Boksi

Luan Krasniqi ka disa fjalë për nipin e tij që e nokautoi argjentinasin

Nga: K. Goca Më: 27 prill 2025 Në ora: 13:10
Ardian Krasniqi - majtas

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, shpreh krenarinë për fitoren e nipit të tij, Ardian Krasniqin, ndaj argjentinasit Ramirez.

Ardian Krasniqi e kreu punën për katër runde, duke e nokautuar rivalin.

Boksieri ynë e mbrojti titullin në kategorinë WBO Intercontinental.

“Mbrëmje e mrekullueshme boksi dje në Sindelfingen. 

Lufta të shkëlqyera dhe një shfaqje e shkëlqyer! Urime nipit tim për fitoren e tij të 11-të në luftën e tij të 11-të dhe mbrojtjen e titullit të tij në WBO Intercontinental! Vazhdo kështu!”, ka shkruar Luan Krasniqi në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat