Conor McGregor lë kafazin

Boksi

Conor McGregor lë kafazin

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 12:00
Conor McGregor

Kur do të jetë sfida e ardhës në kafaz për Conor McGregor? Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por duket se ylli i UFC po lëviz në drejtime të tjera. Ai është në bisedime serioze për të blerë OnlyFans për 1 miliard dollarë.

Ish-kampioni i dyfishtë i  botës në UFC, Conor McGregor, mund të mos luftojë së shpejti, gjë që e konfirmoi edhe presidenti Dana White. Megjithatë, kjo nuk po e pengon atë të lëvizë për objektiva të tjerë jashtë kafazit.

OnlyFans është një platformë përmbajtjesh erotike e bazuar në abonim, e njohur kryesisht për argëtimin e të rriturve (+18). Shumë figura sportive po bashkohen për të blerë këtë platformë. OnlyFans është në treg, me vlerë midis 3 dhe 8 miliardë dollarë.

Pronari i faqes, Leonid Radvinsky, po kërkon një shumë mes 1.46 miliardë deri në 2.42 miliardë dollar. Por, platforma ka luftuar për të gjetur blerës për shkak të mbështetjes së madhe në të ardhurat e përmbajtjes për të rritur.

McGregor, i cili nuk i shmanget kurrë lëvizjeve të guximshme, pohoi në Instagram këtë lëvizje surprizë: “Unë jam në bisedime serioze për ta blerë këtë“. Sipas Reuters, negociatat për blerjen e OnlyFans kanë nisur që nga marsi dhe irlandezi mund të jetë një nga pronarët e rinj.

Forest Road Company, një firmë investimi me bazë në Los Angeles, është e para dhe është e gatshme të fitojë 8 miliardë dollarë. A mundet që zotërimi i OnlyFans të nxisë ambiciet e përfolura të McGregor për presidencën e Irlandës?

Ajo që dihet me siguri është se McGregor nuk ka konkurruar në artet marciale të përziera (MMA) që nga thyerja e këmbës kundër Dustin Poirier në UFC 264, gati katër vjet më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat