Rrusten Konjuhi: Gazeta kombëtare ‘Bota sot’ - një dritare e informacionit

Boksi

Rrusten Konjuhi: Gazeta kombëtare ‘Bota sot’ - një dritare e informacionit

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 16:13
Rrusten Konjuhi

Rrustem Konjuhi, prej ish gjyqtarëve më të mirë të boksit të Kosovës, disa vite ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Gazeta kombëtare ‘Bota sot’, është një dritare informacionit, me shkrime përmbajtësore, reale në sporte të ndryshme anë e mbanë botës, duke iu falenderuar një gazetari të guximshëm me eksperiencë në njohjen e degëve sportive, ku paraqet shumë shkrime, komente, analiza, që besa edhe kritika, aty ku duhet të kritikohet me vend dhe argumente bindëse.

Nuk mungojnë edhe lavdet për ata persona që kanë rezultate dhe punojnë në mënyrë profesionale. Urime pervjetori gazetari i shquar e i gjithanshëm z Kemajl Goca. 

Urime përvjetori i gazetës dhe mos u ndalni duke na informuar si për të arritura por edhe dështimet e sportistëve”, ka uruar Konjuhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat