Anuar Imeri (52 kg), të premten (sot) do të ngjitet në ring dhe do të ketë një duel shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.
Boksieri i talentuar kumanovar do të ndeshet me boksierin armen, Karen Zakharyan, i cili është kampion europian.
Kumanovari është përgatitur maksimalisht për këtë duel, që zhvillohet në Novi Pazar, qytet ky organizator i kampionatit europian për të rinj.
Imeri pret që të debutojë me fitore, edhe pse do të jetë vështir.
Ky meç do të fillojë në ora 14:00 dhe do të trasmetohet LIVE në Arena Fight.
Për Maqedoninë do të boksojnë edhe tre boksierë të tjerë. Petar Trajchevski – Ali Aliyev (Azerbajxhan) në kategorinë 48kg, Soner Ajrushov – Artsiom Panchanka (Bjellorusi) në 54kg, Albert Ibrahimi – Kamo Vardanyan (Armeni) në 63 kg dhe Arabel Rustemovski – Denis Misiuk (IBA) 52kg.
Novi Pazari pret mbi 200 boksierë meshkuj dhe femra nga mbi 20 vende në 13 kategori peshe. Kampionatin Evropian për të Rinj në Novi Pazar do të zgjasë deri më 18 korrik..