Turpi në Zllatibor të Serbisë, gjyqtari kapet për fyti në Kampionatin Evropian

Boksi

Turpi në Zllatibor të Serbisë, gjyqtari kapet për fyti në Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 28 korrik 2025 Në ora: 00:15
Momenti kur kapet gjyqtari për fyti

Meçi i fundit në Kampionatin Evropian të boksit për kadetë në Zllatibor, u shënua nga një incident i madh.

Në luftën e boksierëve deri në 75 kilogramë mes boksierit serb Viktor Majstoroviq dhe atij azerbajxhanas Yusif Agjakishaev, trajneri i Azerbajxhanit humbi durimin dhe sulmoi gjyqtarin Stefan Çubellevski nga Maqedonia e Veriut.

Skandali ndodhi kur gjyqtari Çubellevski e paralajmëroi publikisht boksierin azerbajxhanas për goditje të papastra me anën e hapur të dorezës së tij.

Zyrtarët reaguan shpejt dhe shpëtuan gjyqtarin.

Aghakishayev është shkualifikuar, i cili e kishte paguar shtrenjtë shpërthimin e pakontrolluar të zemërimit dhe dhunës në ring nga trajneri i ekipit të Azerbajxhanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat