Imane Khelif di si të mbrohet.
E mësoi shpejt, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, kur u dashurua për herë të parë me boksin.
Që atëherë ka vazhduar të përballet jo vetëm me kundërshtaret, por edhe me polemikat dhe akuzat mbi gjininë e saj, si dhe me përjashtimet nga disa gara këtë vit, për shkak të moskalimit të testeve të përshtatshmërisë gjinore.
Por me medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike të Parisit, boksierja algjeriane duket më e vendosur se kurrë, duke u rikthyer aty ku gjithçka nisi: dashuria për boksin.
"Asgjë. Nuk kam asnjë qëllim të tërhiqem.
Medalja e artë në Paris më ka dhënë edhe më shumë forcë: kam kaluar shumë sfida, përfshirë bullizmin, për të arritur deri këtu, dhe dua të vazhdoj të luftoj për të heshtur ata që dyshojnë tek unë.
Me arritjet e mia janë rritur edhe objektivat e mi. Dua një tjetër medalje dhe dua të kontribuoj që gratë të kenë më shumë mundësi në sport:":, tha Imane..