Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërtena, ka shkruar disa fjalë të forta për legjendë e boksit Fatmir Makolli.
Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ka uruar Makollin.
“Sot miku im, legjenda e boksit shqiptar, Fatmir Makolli, feston 61-vjetorin.
Një jetë të tërë ia ka kushtuar boksit, duke i dhënë gëzim dhe krenari dashamirëve të sportit, edhe në kohët më të vështira.
Tani, shoku im, uroj ta festosh këtë ditëlindje me gëzim, dhe të gëzosh edhe shumë vite të tjera të lumtura, derisa të rrahë zemra shqip! Urime dhe gjithë të mirat, Fatmir”, ka uruar Tërstena.