Boksieri Ernest Akushey 27 vjeç nga Gana vdiq vetëm pak ditë pasi humbi meçin.
Boksieri Ernest Akushey u mund nga Jacob Dickinson pas tetë rundeve të mundimshme në kryeqytetin ganez
Accra më 12 shtator dhe filloi të ndihej keq 10 ditë pas meçit.
Shëndeti i tij u përkeqësua me shpejtësi dhe ai fatkeqësisht ndërroi jetë dje, vetëm 11 ditë pas humbjes së tij nga Dickinson.
Gjatë meçit, Ernest Akushey mori disa goditje të drejtpërdrejta në kokë para se të binte përfundimisht në dysheme.
Presidenti i Federatës Botërore të Boksit (WBC), Mauricio Suleiman, lëshoi deklaratë duke shprehur ngushëllimet e tij familjes.