Reagon boksieri shqiptar

Boksi

Reagon boksieri shqiptar

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 11:11
Jurgen Uldedaj

Jurgen Uldedaj, që mbrëmjen e së shtunës u shpall kampion bote në kategorinë IBO, në peshën “cruiserweight” (pesha deri 90kg), ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij triumfi.

Në një postim në “Facebook” ai ka shprehur emocionet e tij pas triumfit ndaj kamerunasit Rolly Lambert.

“Jam kampion i botës, ëndrra ime u bë realitet. Kjo është dita që kam ëndërruar në gjithë jetën time.

Pas shumë vitesh sakrifice, mundi e besimi në Zot, u shpalla kampion I botës në IBO, në peshën cruiser”, thotë Uldedaj.

Më tej, boksieri lezhjan shtoi: “Ky titull nuk ështyë vetëm i imi, është për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën dhe për cdo djalë e vajzë që ka një ëndërr”.

“Asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh. Faleminderit ekipi tim, familjes time, trajnerëve dhe cdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Sot shkruam histori për Shqipërinë”, deklaroi Jurgen Uldedaj.

Uldedaj fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve në përballjen e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës. Titulli i kësaj kategorie ishte vakant.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat