Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar sot mbledhje përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së ish-boksierit Nazif Gashi, i cili u nda nga jeta të mërkurën, në moshën 74-vjeçare.
Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Klubit të Boksit Prishtina, klub ky që mbizotëronte me tituj kampioni ish-Republikën Federative të Jugosllavisë në vitet e 70-ta dhe 80-ta.
“Në emër të KOK-ut, foli nënpresidenti Musa Selimi, cili vlerësoi lart figurën dhe karrierën e Gashit, për të cilin mes tjerash tha se emri i tij do të vazhdojë të jetojë në histori, në memorien e sportit tonë dhe në rrugëtimin olimpik të Kosovës.
Për përkushtimin e tij në boks, karrierën e tij të begatshme, krenarinë që i solli shqiptarëve me fitoret e tij në ring, folën Ismet Jashanica, ish-kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës para luftës, Shkëlzen Riza, ish-kryetar i KB Prishtina, miku i tij, Ramë Uka, Edona Llalloshi, e afërme e familjes dhe në emër të familjes, vajza e Nazifit, Fitore Gashi Merovci”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.