Reperi Noizy habit me foton me boksierin e njohur shqiptar

Boksi

Reperi Noizy habit me foton me boksierin e njohur shqiptar

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 23:43
Nelson Hysa e Reperi Noizy

Reperi Noizy ka publikuar në instastory foto ku shfaqet krah boksierit Nelson Hysa. 

Të "gjakosur" në fytyrë dhe në trup, Noizy dhe Hysa pozojnë së bashku gjatë xhirimeve të një filmi.

Boksieri Nelson Hysa shkruan: "Disa skena luhen, disa jetohen. Gjakun, luftën dhe respektin i kemi real.

Në set me Noizyn, duke sjellë energjinë që nuk blihet".

Kujtojmë se Nelson Hysa po bën mjaft mirë edhe brenda ringut. Momentalisht, boksieri shkodran mban titullin e “Kampionit Evropian të peshave të rënda WBO”, ndërkohë që s’do të ndalet me kaq. Hysa kërkon të jetë edhe kampion bote në të ardhmen e afërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat