Vdes boksieri 18-vjeçar

Boksi

Vdes boksieri 18-vjeçar

Më: 6 janar 2026 Në ora: 13:54
Benjamin Johnson

Disa ditë pas tragjedisë në Crans-Montana, zjarrit ku humbën jetën të paktën 40 persona dhe mbi njëqind të tjerë mbetën të plagosur, autoritetet vijojnë punën e vështirë për identifikimin e viktimave.

Një prej tyre është boksieri i ri 18-vjeçar Benjamin Johnson, vdekjen e të cilit e bëri të ditur Federata Zvicerane e Boksit.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Benjamin Johnson, anëtar i Klubit të Boksit të Lozanës, i cili humbi jetën në tragjedinë e ndodhur më 1 janar në CransMontana”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Gjithashtu, është bërë e ditur se sportisti humbi jetën teksa po ndihmonte një mik, të cilin arriti ta shpëtonte.

“Ky akt i fundit altruizmi pasqyron në mënyrë të përkryer karakterin e tij: ai ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të tjerët. Ishte një sportist me të ardhme të madhe dhe një personalitet i ndritur.

Do ta kujtoj gjithmonë si një djalë pozitiv, të buzëqeshur dhe plot respekt”, deklaroi presidenti i Federatës, Amir Orfia. Benjamin Johnson është sportisti i dytë që humb jetën në këtë tragjedi, pas golfistit të ri Emanuele Galeppini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat