Ja më të mirët e vitit në kick-box-in e Kosovës

Boksi

Ja më të mirët e vitit në kick-box-in e Kosovës

Më: 18 janar 2026 Në ora: 23:21
Garuesit më të mirë të vitit

Federata e Kick Box-it e Kosovës ka mbajtur ceremoninë zyrtare për shpalljen e laureatëve të vitit 2025, ku u vlerësuan sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet dhe bashkëpunëtorët institucionalë për kontributin e tyre gjatë vitit.

Kryetari Fatmir Makolli bëri hapjen e ceremonisë duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, trajnerët, sportistët dhe organizatorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e sportit të kickboxit. Ai theksoi rëndësinë e këtij sporti në promovimin e disiplinës, forcës fizike dhe shpirtit sportiv, duke uruar suksese për të gjithë sportistët.

Çmimet për vitin 2025 iu ndanë:

Muhamet Muqolli – Punëtori më i Mirë Sportiv
Fisnik Sadrija – Gjyqtari më i Mirë
Qëndrim Makolli – Trajneri më i Mirë
Kick-box Prishtina – Klubi më i Mirë

Komisioni i Federatës përzgjodhi 9 sportistët më të dalluar në kategoritë Kadetë, Juniorë dhe Seniorë, bazuar në rezultatet e arritura.

Kadet:
Arbër Shala Sportist i vitit në kategorinë -35kg 
Noar Sadiku Sportist i vitit në kategorinë -35kg 
Elon Aliu Sportist i vitit në kategorinë -45kg 
Lind Bajrami Sportist i vitit në kategorinë -66kg 
Ron Shala Sportist i vitit në kategorinë  -45kg 
Leon Canaj Sportist i vitit në kategorinë -66kg 
Kaon Rexhaj Sportisti i vitit në kategorinë -62kg
Ermir Shaqiri Sportist i vitit në kategorinë -38kg 
Albion Spahiu Sportist i vitit në kategorinë -64kg 

Junior:
Elda Hasani Sportiste e vitit në kategorinë -60kg 
Taulant Salihaj Sportist i vitit në kategorinë -60kg 
Diell Gashi Sportist i vitit në kategorinë -60kg 
Art Dulaj Sportist i vitit në kategorinë -63.5kg 
Zan Krasniqi Sportist i vitit në Kategorinë 63.5 kg 
Omar Thaqi Sportist i vitit në kategorinë -63.5 kg 
Rinor Spahiu Sportist i vitit në kategorinë -67 kg
Arti Ahmeti Sportisti i vitit në kategorinë -67kg 
Nart Mehmeti Sportist i vitit  në kategorinë -71 kg 

Senior:
Doneta Menxhiqi - Sportiste e vitit në kategorinë -60kg
Ermal Ferati Sportist i vitit në kategorinë -60 kg 
Mil Gjata Sportist i vitit në kategorinë -67kg 
Artor Mehmeti Sportist i vitit në kategorinë -71kg
Enis Berbatovci Sportist i vitit në kategorinë 75kg 
Egzon Barllaj Sportist i vitit në kategorinë -81 kg 
Arber Salihu | Sportist i vitit në Kategorinë -84kg 
Denis Halimi Sportist i vitit në kategorinë +91kg 

Garuesit më të mirë të vitit u shpallën:
Ajan Hajredini (Kadetë)
Gent Hyseni (Juniorë)
Gëzim Morina (Senior – Çmimi Kryesor)

Federata e Kick Box-it e Kosovës vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe avancimin e sportit të kickbox-it në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat