Kosova pjesë e turneut ndërkombëtar

Boksi

Kosova pjesë e turneut ndërkombëtar

Më: 13 mars 2026 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Montenegro Cup”, i cili do të mbahet nga 13 deri më 22 mars 2026 në Budva të Malit të Zi.

“Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, ndërsa destinacioni i radhës është ky turne i njohur që mbledh boksierë të talentuar nga shumë vende të botës”, thuhet në njoftimin e FBxoK-së.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet me 2 boksierë dhe 1 boksiere:

Bashkim Bajoku (55 kg)

Planet Berisha (75 kg)

Agnesa Veseli (48 kg)

Ekipi do të udhëhiqet nga selektori Faton Xhakli dhe selektorja Mariola Sallauka.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë 18 shtete, duke e bërë garën shumë konkurruese dhe me nivel të lartë sportiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat