Donjeta Sadiku mbetet pa medalje në turneun “Kupa Botërore”

Boksi

Donjeta Sadiku mbetet pa medalje në turneun “Kupa Botërore”

Më: 24 prill 2026 Në ora: 21:17
Donjeta Sadiku

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në turneun “Kupa Botërore e Boksit”.

Sadiku sot luftoi për medaljen e bronztë, por ishte e pafat, ku pësoi humbje me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj boksieres polake Aneta Elżbieta Rygielska.

Sadiku zhvilloi një paraqitje të mirë dhe të fortë, dhe besojmë se u dëmtua në ket duel.. Raundi i parë i takoi boksieres polake, ndërsa në të dytin Donjeta reagoi fuqishëm dhe e fitoi 3:2.

Në këtë raund, kundërshtarja e saj mori një vërejtje publike, çka sipas rregullave do të duhej të reflektohej me zbritje pikësh dhe një avantazh më të thellë për Sadikun.

Raundi i tretë, sipas vendimit të gjyqtarëve, u vlerësua 3:2 në favor të Rygielskës, edhe pse Sadiku ishte më aktive gjatë gjithë kohës, duke sulmuar dhe plasuar goditje të pastra. Në përfundim, me vendim të ndarë 3:2, fituese u shpall boksierja polake.

Kjo Kupë Botërore ka një rëndësi të veçantë, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angjelos”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat