Një vajzë e panjohur, që sipas mediave kroate është kroate, ka rrahur brutalisht një shtetas të huaj, siç mësohet një filipinas.
Përleshja fizike ka ndodhur në rrugën “Ilica”, jo larg sheshit qendror të Zagreb.
Shtrohet pyetja, kjo vajzë apo manekene, ka ushtruar ndonjëherë boks?
Media kroate “Nacional” ka raportuar për incidentin.
“Të q*** nënën, kë do ti ta godasësh, ha? Kë do ti ta godasësh?” – bërtet vajza në incizim, ndërsa me duar dhe këmbë godet të riun, i cili në dorë mban telefonin dhe dukshëm nuk ka ndërmend të kundërpërgjigjet.
Në çastin tjetër të riut i bie telefoni nga dora.
“Kë do ti ta godasësh?”, vazhdon vajza, duke e goditur në kokë.
Në atë moment në incizim dëgjohen zërat e personave që ndodheshin disa metra larg përleshjes.
“Ndajeni, ejjj!” – dëgjohet një zë femre në incizim, duke kuptuar se i riu mund të pësonte lëndime më të rënda.
Sipas informacioneve që kemi, vajza e kishte akuzuar të riun se kishte tentuar t’ia vidhte çantën dhe më pas, në vend që të thërriste policinë, kishte vendosur të përballej me të me grushte.
Askush nga dëshmitarët apo kalimtarët nuk tentoi ta ndalte vajzën gjatë rrahjes brutale të shtetasit të huaj.
“Mjaft, kjo është vërtet tepër, boll më”, dëgjohet një zë në sfond, ndërsa dy burra kalojnë pranë me duart në xhepa.
Nuk dihet nëse i riu ka pësuar lëndime më të rënda, ndërsa policia ende nuk është deklaruar për rastin.