Shqiptari befason Beogradin

Boksi

Shqiptari befason Beogradin

Më: 13 maj 2026 Në ora: 15:08
Alkeo Bici befason

Kampionati Ballkanik i Arteve Marciale Mikse, Shqipëria merr 4 medalje tw broznta në Beograd!

Federata Shqiptare e Arteve Marciale Mikse mori pjesë në Kampionatin Ballkanik IMMAF, që u zhvillua në Beograd (Serbi).

Federata njoftoi se përfundoi me sukses pjesëmarrjen, ku ekipi shqiptar zhvilloi paraqitje shumë dinjitoze dhe arriti rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kampionat morën pjesë mbi 150 sportistë nga 12 shtete dhe ekipe ndërkombëtare ku u zhvilluan mbi 120 ndeshje zyrtare.

Ekipi shqiptar ka arritur të fitojë 4 medalje gjatë këtij turneu.

Alkeo Bici ka marrë një medalje argjendi në Youth A, Featherweight 65,8 kg. Jorig Daci arriti ti siguronte Shqipërisë një medalje bronzi në kategorinë Juniors, Lightweight 70,3 kg.

Renis Hysa gjithashtu mori një medalje bronzi në kategorinë Youth B, 67 kg. Noel Ndrecaj po ashtu u largua nga turneu me një medalje.

Ai mori një medalje bronzi në Youth B, 72 kg. Gersi Aliu në debutimin e tij ndërkombëtar arriti të merrte vendin e 5-të në Youth A, Featherweight 65,8 kg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat