U përplas nga makina teksa udhëtonte me biçikletë, humb jetën boksierja

Boksi

U përplas nga makina teksa udhëtonte me biçikletë, humb jetën boksierja

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 13:27
Hannah Rapp

Sporti botëror është në zi. Boksierja 26-vjeçare, Hannah Rapp ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Teksa ajo po udhëtonte me biçikletë, është aksidentuar për vdekje nga një automjet.

Shoferja është arresuat dhe akuzuar për vrasje të qëllimshme.

Boksierja mbante rekordin me 8 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, duke qenë një lidere e vërtetë brenda ringut.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Hannap Rapp.

Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e boksit. Pusho në paqe”, shkruan DAZN Boxing.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat