Mundet edhe Bashkim Bajoku

Boksi

Mundet edhe Bashkim Bajoku

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 15:02
Pamje nga dueli

Edhe dita e sotëm në ‘Taranto 2026’, nuk ka nisur mirë për boksin e Kosovës.

Është Bashkim Bajoku, boksieri i radhës që është mundur nga italiani Tommaso Sciacca, duel ky i zhvilluar në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Ndonëse boksieri ynë u mundua mjaft shumë që të triumfojë në këtë meç, megjithatë, për disa nuanca italiani ishte më i mirë së Bajoku.

Ndërkohë, sot do të boksojë edhe Taulant Jakupi kundër spanjollit Pablo Coy Bernal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat