Forca Donjeta

Boksi

Forca Donjeta

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 16:11
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku, krenaria e Kosovës, është gati për finalen e madhe të boksit në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”.

Donjeta, një emër i frikshëm për boksieren ruse që po e përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova.

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka uruar suksese boksieres Donjeta Sadiku, e cila sot do të garojë në finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

KOK-u përmes një postimi ka shkruar: “FORCA DONJETA”, duke i dhënë mbështetje sportistes para meçit final.

Donjeta do të përballet me Kristina Kuluhovën, e cila garon me nënshtetësi serbe, me fillim nga ora 17:15. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat