Kick-boksieri nga Kosova, Arton Mehmeti, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian Universitar, i cili po zhvillohet në Tiranë
Ky është një sukses i rëndësishëm për Mehmetin dhe një arritje e veçantë për kick-boksin tonë.
Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, e ka uruar Mehmetin për këtë sukses.
Makolli ka theksuar se medalja e artë është rezultat i punës së madhe që po bëhet në këtë sport.
Sipas tij, ky triumf dëshmon përkushtimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kick-boksit në Kosovë.