Pantoja: Do ta rimarr titullin, 9 muaj më parë u tërhoqa i dëmtuar

Boksi

Pantoja: Do ta rimarr titullin, 9 muaj më parë u tërhoqa i dëmtuar

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 11:52
Alexandre Pantoja

Luftëtari brazilian Alexandre Pantoja do të rikthehet në kafaz këtë fundjavë në eventin UFC-331, që zhvillohet në Kaliforni. Ai do të duelojë sërish ndaj amerikanit Joshua Van, ndaj të cilit humbi 9 muaj më parë titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg).

Një përballje që u ndal që në raundin e parë, kur Pantoja për shkak të një dëmtimi në krah, u detyrua të pranojë humbjen dhe dorëzojë kurorën e këtij Divizioni. Duke iu rikthyer atij dueli, 36-vjeçari brazilian tha: “Van nuk më mundi dot në kafaz, nuk bëhet fjalë për këtë”.

“Humbja erdhi për shkak të dëmtimit. Kam 20 vite që merrem me luftime profesionale dhe nuk kam praktikuar kurrë ndonjë teknikë me qëllim që t’ia thyej krahun dikujt në atë mënyrë. Ai nuk më mundi”, shtoi më tej Pantoja, që ka një rekord prej 30 fitoresh e 6 humbje në MMA.

“E di, si sportist, që e humba ndeshjen dhe e di që humba titullin. Nuk jam më kampion. Por nuk është se dikush më mundi. Ndoshta njerëzit nuk ma njohin vlerën. Kam luftuar kundër luftëtarëve më të mirë të kategorisë sime. Disa prej tyre i kam mundur tri herë”, tha Pantoja.

Më tej, braziliani tha: “Kam arritur tetë fitore radhazi kundër luftëtarëve më të mirë. Kam mundur Manel Kape-n, Brandon Royval-in, Brandon Moreno-n dhe Kai Kara-France-in. do ta fitoj revanshin dhe do të rimarr titullin tim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat