Nelson Hysa tërhiqet nga një meç i mundshëm ndaj Kabayelit
Agit Kabayel do ta mbrojë titullin botëror më 28 nëntor në Oberhausen, por kundërshtari i tij ende nuk është përcaktuar.
Fillimisht, përballë gjermanit pritej të ishte shqiptari Nelson Hysa, i cili e kishte sfiduar publikisht Kabayel.
Megjithatë, marrëveshja dështoi në fund të negociatave.
Sipas menaxherit të Kabayel, Lasse Kruger, Hysa kërkoi dyfishimin e pagesës kur marrëveshja ishte pranë finalizimit. “Ne kemi dëgjuar se Hysa u frikësua. Kur gjithçka ishte negociuar, ai kërkoi dyfishin e shumës”, deklaroi Kruger.
Tani, në listën e kandidatëve për përballjen e 28 nëntorit janë Tony Yoka, Peter Milas, Kem Ljungquist, Andrii Novytskyi dhe Guido Vianello.