Nelson Hysa: Çdo pikë djerse, çdo raund dhe çdo goditje më çon një hap më pranë historisë

Boksi

Nelson Hysa: Çdo pikë djerse, çdo raund dhe çdo goditje më çon një hap më pranë historisë

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 12:49
Nelson Hysa

Ditën e shtunë, më 28 nëntor, në Duseldorf do të zhvillohet dueli i madh i peshës së rëndë në boks mes kampionit të botës, gjermanit Agit Kabayel dhe shqiptarit Nelson Hysa.

Sfida zhvillohet titullin e kategorisë WBC, që mbahet nga Kabayel.

Dy boksierët kanë zhvilluar në stadiumin gjerman takimin e radhës “ballë për ballë”, duke dhënë edhe mesazhet e radhës. “Jam përballur me boksierë më të fortë se Kabayel. Këtë e thonë shifrat”, deklaroi Nelson Hysa, i pamposhtur në ring.

Shqiptari ka 25 fitore (0 humbje), por i pamposhtur është edhe Kabayel (27 fitore, 0 humbje), ndaj pritet një përballje e fortë, ku priten edhe shumë shqiptarë, në një ditë të veçantë për vendin tonë (Dita e Pavarësisë).

Hysa shprehet: “Kjo është energjia që ushqen kampionin! Me fuqinë e 8S2. Çdo pikë djerse, çdo raund, çdo goditje më çon një hap më pranë historisë”.

“Jam i përqendruar, i gatshëm dhe i etur për fitore. Duke mbajtur mbi vete krenarinë e Shqipërisë, forcën e rrënjëve të tij dhe shpirtin e një kombi që nuk tërhiqet kurrë”, u shpreh Nelson Hysa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat