Guterres: Vaksina nuk do ta zhbëjë dëmin e shkaktuar nga COVID-19

Bota

Guterres: Vaksina nuk do ta zhbëjë dëmin e shkaktuar nga COVID-19

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:29
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se vaksinimi nuk do t’i zhbëjë dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në fjalimin e tij në Samitin për COVID-19 të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Guterres theksoi se pandemia e koronavirusit, kërcënimi i përbashkët me të cilën është përballur e gjithë bota që nga viti 1945, po mbush pothuajse njëvjetorin e saj.

“Vaksinat e zhvilluara kundër COVID-19 mund të jenë gati brenda disa javësh, por le të mos mashtrohemi, vaksina nuk do ta zhbëjë dëmin e shkaktuar nga pandemia, që do të vazhdojë me vite. Varfëria ekstreme po rritet, kërcënimi i urisë po rritet”, paralajmëroi shefi i OKB-së.

Ai deklaroi se pandemia zbuloi në të vërtetë të gjitha këto kërcënime të shkaktuara nga pabarazia dhe padrejtësia e kahershme.

“Është koha të rikthehemi në parametrat origjinalë, të shfrytëzojmë mundësinë e ndryshimit për një rimëkëmbje të fortë”, shtoi Guterres.

Duke theksuar se të gjithë duhet të kenë qasje të barabartë në vaksinat dhe të mbështesin programin global të vaksinimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “The ACT Accelerator” dhe “COVAX”, Guterres bëri thirrje për mbulim të deficitit për financimin e nevojshëm prej 28 miliardë dollarësh për programin e vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat