Shembën murin për ta nxjerr nga apartamenti burrin 300 kilogramë, nuk e dinin si ta dërgojnë në spital – përdoren kranin

Bota

Shembën murin për ta nxjerr nga apartamenti burrin 300 kilogramë, nuk e dinin si ta dërgojnë në spital – përdoren kranin

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 22:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Francezi Alan Panabier, 53-vjeç, prej vitesh ishte ngujuar në shtëpinë e tij në Perpinyan për shkak të mbipeshës – përkatësisht 300 kilogramëve, e kur është detyruar të largohet për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale – u shfaq një problem i madh, mjekët nuk e dinin se si do ta transportojnë deri në spital.

Kështu filloi evakuimi në të cilin morën pjesë madje 50 njerëz dhe pajisje të veçanta që përdoren në ndërtimtari, madje shembën një pjesë e murit të ndërtesës ku jeton ky pacient.

Panabier nuk mund të zbret shkallëve, e as të kalojë përmes kornizës së derës, për këtë u angazhua një ekip i policëve, zjarrfikësve dhe infermierëve. E mjekët kishin konstatuar se për shkak të mbipeshës i ishte rënduar frymëmarrja dhe po i rrezikohej jeta.

Duke marrë parasysh që në këtë pjesë të Perpinyan largësia mes ndërtesave është shumë e vogël, krani ishte vendosur në rrugë. E nën dritaren e dhomës së tij ishte afruar një kontejner që transportohej me kran. E para këtij veprimi autoritetet u detyruan të shembin një pjesë të fasadës në mënyrë që të mund ta nxjerrin pacientin.

Për fat të mirë evakuimi është kryer me sukses, e Panabier iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Montepelie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat