Shefi i inteligjencës amerikane: Kinezët po përpiqen të krijojnë biologjikisht super-ushtarë

Bota

Shefi i inteligjencës amerikane: Kinezët po përpiqen të krijojnë biologjikisht super-ushtarë

Nga: B.S. Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:35
Ushtarë kinezë

Kina ka kryer testime në ushtrinë e saj me shpresën e krijimit të trupave të zgjeruara biologjikisht, pretendon një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, shkruan Guardian.

John Ratcliffe, i cili ka qenë i ngarkuar me çështjet e inteligjencës në kabinetin e Donald Trump që nga maji, paralajmëroi se Kina "përbën kërcënimin më të madh për Amerikën sot".

Duke shkruar për Wall Street Journal-in, Ratcliffe thotë: "Të dhënat janë të qarta: Pekini synon të dominojë Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të planetit ekonomikisht, ushtarakisht dhe teknologjikisht. Shumë iniciativa të mëdha publike kineze dhe kompani të shquara ofrojnë vetëm një shtresë maskimi për aktivitetet e Partisë Komuniste Kineze."

Ratcliffe thotë se Kina ka bërë një përpjekje për të arritur qëllimin e saj.

"Inteligjenca amerikane tregon se Kina madje ka kryer teste mbi pjesëtarët e ushtrisë së saj me shpresën e zhvillimit të ushtarëve me aftësi të zgjeruara biologjikisht," shkroi Ratcliffe. "Nuk ka asnjë kufi etik në kërkimin e fuqisë në Pekin."

Ratcliffe, i cili ka kaluar pesë vjet në Kongres duke përfaqësuar Teksasin, thotë se ka "ridrejtuar burimet" në buxhetin e inteligjencës për t'u përqëndruar në Kinë.

Shumë analistë dhe zyrtarë të inteligjencës qeveritare kanë qenë të përqendruar në Rusi dhe përpjekjet kundër terrorizmit, thotë Ratcliffe: "Por sot duhet të shohim më nga afër faktet përpara që tregojnë qartë se Kina duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor".

Mandati i Ratcliffe si drejtor i inteligjencës kombëtare duhet të përfundojë në rreth gjashtë javë, kur Joe Bideni të bëjë betimin si president. Bideni për këtë rolin ka nominuar Avril Hainesin, ish-zv/drejtore e CIA-s.

‘Përmirësimi’ i njerëzve të zakonshëm të përfshirë në zbatimin e ligjit ose operacioneve ushtarake ka ndezur imagjinatën e shumë regjisorëve të filmave dhe TV-ve gjatë viteve.

Guardian përmend kështu filmin Ushtari Universal, me protagonistë Dolph Lundgren dhe Jean-Claude Van Damme, i cili flet për ushtarët që janë përmirësuar gjenetikisht. Ushtarët janë të aftë për shërim të shpejtë dhe janë më të fortë se burrat normalë.

Në Robocop, Peter Weller portretizon një oficer policie amerikan i cili vritet nga kriminelët, por trurin dhe trupin e të cilit shkencëtarët e përdorin për të krijuar një oficer policie cyborg, i pajisur me super fuqi, përfundon Guardian-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat