Fauci: Ditët e vështira vijnë në janar, të sëmurëve të Ditës së Falënderimeve – do t’ju bashkohen ata që sëmuren gjatë festës së Krishtlindjes

Bota

Fauci: Ditët e vështira vijnë në janar, të sëmurëve të Ditës së Falënderimeve – do t’ju bashkohen ata që sëmuren gjatë festës së Krishtlindjes

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Anthony Fauci

Imunologu amerikan Anthony Fauci, ka paralajmëruar për rritje të rasteve të reja me COVID-19 pas festës së Krishtlindjes, e pikërisht për këtë konsideron se kjo periudhë do të jetë më i vështira pas Ditës së Falënderimeve, shkruan CNN.

Javën e kaluar në SHBA nga COVID-19 kanë humbur jetën 15 mijë njerëz, që është java më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit.

Megjithatë, ekspertët shëndetësore paralajmërojnë së më e keqja pritet të vjen. Ata kanë ngritur alarmin që numri i të vdekurve gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të rritet, sepse njerëzit gjatë festave të fundvitit do të takohen me familjarët e tyre – pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve shëndetësorë.

“Mendoj se janari do të jetë i tmerrshëm sepse të sëmurëve gjatë Ditës së Falënderimeve do t’ju bashkohen të sëmurët e Krishtlindjeve. Askush nuk dëshiron të modifikojë apo të mbyll vendin për festat e fundvitit, por jemi në momente shumë kritike. Megjithatë, nuk mund të shmangim faktin që do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne”, ka shtuar eksperti amerikan për sëmundje infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat