“Vera vjen së shpejti”/ Festa siberiane me bikini në minus 39 gradë, bëhet virale në rrjet

Bota

“Vera vjen së shpejti”/ Festa siberiane me bikini në minus 39 gradë, bëhet virale në rrjet

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:59
Foto

Një grup të rinjsh në qytetin e Tomsk në Siberi duket se nuk mund të prisin deri në ardhjen e verës dhe organizuan një festë me veshje rrobabanje në minus 39 gradë Celsius, duke habitur edhe vetë shikuesit ‘e provuar’ rusë.

Video e grumbullimit në akull ishte postuar në Instagram dhe tregonte rreth dymbëdhjetë vetë me bikini apo të mbathura me ngjyra, që kërcejnë në sheshin qendror të ngrire të qytetit, pranë pemës së zbukuruar të Vitit të Ri.

Avulli që del nga gojët e festuesve e bën të qartë sesa ftohtë është.

Temperatura në Tomsk në kohën e xhirimit të videos ka rënë në minus 39 Celsius, sic shihet në një mjet celular në pamje.

Festa supozohej të ishte ditëlindja e një prej pjesëmarrësve dhe shoqërohej me sloganin: “Duroni edhe pak njerëz, vera është duke ardhur”.

Nuk është e qartë nëse pjesëmarrësit patën nevojë për kujdes mjekësor pas videos, por ata me siguri impresionuan dhjetra mijëra shikues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat