Dhjetë foshnje ndërrojnë jetë si pasojë e një zjarri në një spital të Indisë

Bota

Dhjetë foshnje ndërrojnë jetë si pasojë e një zjarri në një spital të Indisë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 10:50
Indi

Dhjetë foshnje kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një spital të Indisë, derisa anëtarët e stafit nxituan të evakuonin repartin në orët e para të së shtunës.

Sipas BBC, shtatë foshnja të tjera u shpëtuan nga flakët para se zjarrfikësit të arrinin në Spitalin e Qarkut Bhandara në shtetin perëndimor të Maharshatra.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeminstri i Indisë, Narendra Modi, i cili e përshkroi incidentin si një “tragjedi shqetësuese”.

Një hetim ka nisur për sa i përket kësaj çështjeje, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte shkaku i zjarrit.

Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga shpërthimet e vazhdueshme brenda repartit.

Një infermiere në detyrë tha se ajo lajmëroi autoritetet pasi pa se tymi po dilte nga Njësia e Kujdesit e të Porsalindurve në këtë spital. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat