Adoleshenti vdes nga granata e luftës së dytë botërore që ai bleu në një dyqan të suvenireve antike

Bota

Adoleshenti vdes nga granata e luftës së dytë botërore që ai bleu në një dyqan të suvenireve antike

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Granata i shpërtheu në shtëpi dy ditë para Krishtlindjeve.

Një adoleshent nga Virginia është vrarë në një eksplodim të granatës që i përkiste luftës së dytë botërore, të cilën autoritetet thonë të ketë blerë në një dyqan të suvernireve antike.

Në një deklaratë zyra federale për alkool, duhan, armë dhe eksploziv, ka lëshuar gjithashtu një urdhër kërkimi dhe inspektimi në dyqan dhe në gjësendet e shitura nga dyqani në rast se diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur.

Image

Autoritetet nuk kanë treguar identitetin e adoleshentit, vetëm kanë konfirmuar se ai ka vdekur me datën 23 dhjetorë, kur granata shpërtheu në shtëpinë e tij.

Gjatë blerjes, as shitësi dhe as blerësi nuk e menduan se do ishte granatë efektive, ata menduan se ishte e zbrazur nga brenda.

Autoritetet kanë thënë se nuk janë të sigurt se sa granata dore janë shitur nga ky dyqan, ose se kush i ka blerë sepse zakonisht blerjet bëhen me para cash.

Ata kërkuan ndihmën e publikut për të lokalizuar nëse ka ndonjë që është blerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat