Fauci: Vaksina COVID-19 është më e mirë në mbrojtjen nga ri-infektimi sesa një infeksion i mëparshëm natyror

Bota

Fauci: Vaksina COVID-19 është më e mirë në mbrojtjen nga ri-infektimi sesa një infeksion i mëparshëm natyror

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:29
Anthony Fauci

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha të dielën se ndërsa njerëzit janë ri-infektuar me variantin e coronavirusit të identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, duket sikur vaksina është më e mirë në parandalimin e ri-infektimit sesa një infeksioni të mëparshëm natyral.

Varianti i parë i identifikuar në Afrikën e Jugut është më problematik se varianti i identifikuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, tha mjeku, “në kuptimin që ne dimë më pak për të, përkundër nëse transmeton më lehtë apo jo”.

Sidoqoftë, dihet që shmang mbrojtjen nga disa antitrupa monoklonalë dhe e zvogëlon disi atë efektivitet të vaksinës, tha Fauci

Ai tha se duhet t’i kushtohet vëmendje faktit që në Afrikën e Jugut kishte njerëz që ishin infektuar me virusin origjinal, u rikuperuan dhe më pas u infektuan përsëri me variantin.

“E cila na tregon se infeksioni i mëparshëm nuk ju mbron nga ri-infektimi – të paktën me këtë variant të veçantë,” tha Fauci. “Një lajm disi i mirë është se duket se vaksina është më e mirë se infeksioni natyror për t’ju parandaluar që të infektoheni me izolimin e Afrikës së Jugut”, pohoi ai. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat