Armëpushim për të marrë vaksinën, Britania në Këshillin e Sigurimit: Të ndalojnë luftërat gjatë pandemisë

Bota

Armëpushim për të marrë vaksinën, Britania në Këshillin e Sigurimit: Të ndalojnë luftërat gjatë pandemisë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Antonio Guterres

Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka sjellë ndalimin e shumë aktiviteteve njerëzore, aktiviteteve të domosdoshme dhe atyre argëtuese. Por për herë të parë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka propozuar miratimin e një rezolute për ndalimin e konflikteve të armatosura në vende dhe rajone të ndryshme të botës. Rezoluta është propozuar nga Britania e Madhe dhe është përshëndetur dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.

 “Vetëm 10 vende po administrojnë 75 përq ind të vaksinave kundër COVID-19. Ndërkohë që 130 vende nuk kanë marrë akoma dozën e parë të vaksinimit. Ata që janë në konflikte dhe në pasiguri rrezikojnë të mbeten akoma më mbrapa.

Në rastet e pandemisë, jemi të sigurt, atëherë kur të gjithë janë të sigurt”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Sekretari britanik i politikës së Jashtme, Dominic Raab u shpreh që kjo rezolutë është një mundësi e mirë që vaksinat të mund të shpërndahen dhe në komunitetet që janë në konflikte të armatosura në rajone të ndryshme të botës. Ai i nxiti 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit që ta miratonin sa më shpejt rezolutën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat