2.3 milionë fëmijë rrezikohen nga uria në Jemen

Bota

2.3 milionë fëmijë rrezikohen nga uria në Jemen

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Nuk pati mundësi ta ushqej fëmijën e saj të porsalindur.

Prandaj gjendja e tij u rëndua pasi një nënë nga Jemeni nga varfëria nuk u ushqye as vetë kur ishte shtatzënë.

Ajo tani u detyrua të hospitalizohet për  të shpëtuar jetën e të birit i cili vuan nga kequshqyerja.

E kësi fati pritet ta kenë edhe 2.3 milionë vogëlushë nën moshën pesëvjeçare gjatë vitit 2021.

Këtë alarm për uri akute nga e cila pritet të vdesin shumë fëmijë nga mungesa e ushqimit e bëri organizata e Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Përveç fëmijëve, edhe nënat shtatzëna pritet të përballën me këtë situatë të rëndë të mungesës së ushqimit.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara paralajmëruan gjithashtu se këto ishin ndër nivelet më të larta të kequshqyerjes akute të rëndë që u regjistruan në Jemen që nga përshkallëzimi i luftës në 2015.

Mosushqyerja dëmton zhvillimin fizik e mendor të fëmijës, veçanërisht gjatë dy vjetëve të para të jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat