UNICEF marrëveshje me AstraZeneca për furnizimin e 85 vendeve me vaksinën kundër COVID-19

Bota

UNICEF marrëveshje me AstraZeneca për furnizimin e 85 vendeve me vaksinën kundër COVID-19

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 10:32
UNICEF

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka nënshkruar marrëveshje me AstraZeneca për të siguruar për 85 vende 170 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një njoftim nga UNICEF-i thuhet se organizata dhe AstraZeneca arritën marrëveshje për furnizimin me vaksinat kundër COVID-19 në emër të programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, UNICEF do të furnizohet nga AstraZeneca me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende.

Lexo edhe: SHBA fillon një sulm ajror në Siri, në veprimin e parë ushtarak të administratës Biden

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat