Banorët e Islandës janë mësuar me tërmetet, një seri prej 6 mijë tërmeteve kanë goditur ishullin

Bota

Banorët e Islandës janë mësuar me tërmetet, një seri prej 6 mijë tërmeteve kanë goditur ishullin

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Pas një sërë tërmetesh të vazhdueshme që goditën në afërsi të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, ka rezultuar me një tjetër – që ishte shumë më i fuqishëm.

Sipas agjencisë së meteorologjisë në Reykjavik, një prej qindra tërmeteve në kryeqytetin islandez ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe kishte një fuqi shkatërruese prej 5.2 ballë të Rihterit.

Ditëve të fundit ky rajon është goditur nga më shumë se 6 mijë tërmete – e duke marrë parasysh se ky rajon është i rrethuar me ujë, nuk është diçka e pazakontë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo për vlerën e dëmeve materiale. Megjithatë, shefi i mbrojtjes civile i kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat