Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë efektet e sulmit ajror mbi caqet e milicisë siriane – bombat 230 kilogramëshe shkatërruan gjithçka

Bota

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë efektet e sulmit ajror mbi caqet e milicisë siriane – bombat 230 kilogramëshe shkatërruan gjithçka

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:36
Foto

Imazhet satelitore të shkrepura para dhe pas sulmit, kanë zbuluar pasojat e shkaktuara nga sulmi ajror i kryer mbi caqet e milicisë siriane të përkrahur nga Irani, që janë kryer me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden.

Trupat amerikane kanë hedhur bombat 230 kilogramëshe mbi bazat e milicisë siriane të përkrahura nga Irani – ku humbën jetën 22 luftëtarë të tyre.

Imazhet e kapura para shpërthimeve shfaqin një bazë të madhe rreth 500 metra larg kufirit me Irakun – me dhjetëra objekte të ndryshme brenda kësaj baze.

Por pas sulmeve të enjtes, të gjitha ndërtesat janë shkatërruar plotësisht duke e bërë gjithçka rrafsh me tokë. E ky sulm ajror i ushtrisë amerikane, është i pari që është urdhëruar të kryhet nga presidenti i ri Joe Biden.

Kjo bazë në Al Bukamal është përdorur nga këto grupe për të grumbulluar dhe shpërndarë armatim përgjatë kufirit, kanë bërë të ditur zyrtarë të Pentagonit. 

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat