11-vjeçarja i gjen dy prindërit të vdekur në shtrat, ishin të infektuar me COVID-19

Bota

11-vjeçarja i gjen dy prindërit të vdekur në shtrat, ishin të infektuar me COVID-19

Më: 1 mars 2021 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Një 11-vjeçare në Missouri i ka gjetur dy prindërit e saj, të dy 40-vjeçarë, të vdekur në shtrat, pasi kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

KSDK raporton se ty dy prindërit kishin rezultuar pozitivë për COVID-19, dhe ishin karantinuar në shtëpinë e tyre, derisa u gjeten të vdekur, shkruan FOX5.

“T’i humbësh dy prindërit përnjëherë për një 11-vjeçare është vërtetë e rëndë. Vitin e kaluar për krishtlindje ata erdhën te dera jonë dhe na dhuruan biskota. Ata ishin njerëz shumë të mirë. Ne po lutemi për vajzën dhe familjen e saj”, tha një komshi i tyre.

Vajza ishte fëmija i vetëm i familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat