Gana, nxirren trupat e pajetë të 12 fëmijëve nga Lumi Apam

Bota

Gana, nxirren trupat e pajetë të 12 fëmijëve nga Lumi Apam

Më: 9 mars 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Trupat e të paktën 12 fëmijëve u nxorën nga lumi Apam në pjesën qendror të Ganës, ndërsa dyshohet se numri i fëmijëve që humbën jetën në një incident është 20.

Sipas Anadolu Agency (AA), incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje në rajonin Gomoa kur viktimat, të moshës midis 14 dhe 17 vjeç, thuhet se përdorën një rrugë të paligjshme nga një lagunë për të mos u vërejtur nga peshkatarët në plazhin Apam, në mënyrë që të shkojnë në anën tjetër të plazhit për të notuar, raportojnë mediat lokale.

Në raportime gjithashtu thuhet se derisa fëmijët po notonin, ata u morën nga një dallgë e fuqishme dhe u mbytën.

Komandanti i Policisë së Qarkut Apam, Moisiu Osakonor, konfirmoi incidentin, duke thënë më parë se shtatë trupa ishin gjetur deri më tani.

“Teksa po flasim, trupat e pajetë të shtatë fëmijëve, dy vajza dhe pesë djem, janë nxjerrë dhe janë dërguar në morgun e një spitali”, citohet të ketë thënë ai.

Osakonor tha se të mbijetuarit e incidentit nuk ishin të sigurt për numrin e saktë të fëmijëve që ndodheshin në ujë kur ndodhi incidenti, duke vënë në dukje se një djalë 14-vjeçar që mbijetoi, i tha policisë se kishte më shumë se 20 fëmijë në ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat