Islanda është goditur nga më shumë se 50,000 tërmete në tri javë – mediat sjellin pamjet dhe rrëfimet e banorëve

Bota

Islanda është goditur nga më shumë se 50,000 tërmete në tri javë – mediat sjellin pamjet dhe rrëfimet e banorëve

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:29
Foto Ilustrim

Me 130 vullkane në ishullin e tyre dhe aktivitetin sizmik të theksuar, islandezët janë mësuar me disa tërmete.

Por vullkanologët pohojnë gjithashtu se ata kurrë nuk kanë përjetuar atë çfarë e kanë përjetuar javët e fundit, shkruajnë mediat e huaja.

Rreth 50,000 tërmete janë “kapur” në Gadishull në tre javët e fundit. Për krahasim, 40,000 goditje janë ndjerë atje gjatë gjithë vitit në vitin e kaluar.

Dhe ekspertët po flasin për një “ngjarje sizmike të paparë” që mund të jetë një shenjë e një shpërthimi të madh vullkanik.

Ndërkohë, korrenspodentja e BBC Europe, Jean Mackenzie, ka vizituar zonën dhe ka sjellë pamjet nga atje.

“Është si të ecësh mbi një urë që lëkundet gjatë gjithë kohës”, thotë Ranvig Gudmundsdottir për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ajo jeton në fshatin e peshkimit në Grindavik, ku lëkundjet janë më të këqija. “Nuk kam frikë, thjesht jam lodhur”.

“… Ajo që më mungon më shumë është një gjumë i mirë. Ju zgjoheni pothuajse çdo natë. Ndonjëherë sepse e keni ndier tronditjen, ndonjëherë kur ka mbaruar ”, ka thënë një qytetar tjetër. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat