Rritja e tregtisë globale, OBT: Parashikimet pozitive, por pandemia e COVID mund ta reduktojë

Bota

Rritja e tregtisë globale, OBT: Parashikimet pozitive, por pandemia e COVID mund ta reduktojë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Tregtisë i bëri një ndryshim të lehtë parashikimit për rritjen vjetore të tregtisë globale, pas rënies së verifikuar në 2020-n, që ishte gjithsesi më pak e ashpër sesa parashikimet ekzistuese kur coronavirusi ra për herë të parë.

OBT deklaroi të mërkurën se priste që tregtia e mallrave të rritet këtë vit me 8%, pas rënies së fundit me 5.3%, krahasuar me shifrat e verifikuara në tetor, kur rritja ishte 7.2% dhe rënia 9.2%.

Organizata me bazë në Gjenevë deklaroi se gjithashtu se rritja tregtare pritet të ngadalësohet në 4% në 2022-shin, me efektet e pandemisë që do të vijojnë të ndihen dhe me tregtinë globale që do të shkojë poshtë trendit të para pandemisë.

 “Rritja tregtare pritet të ngadalësohet në 4% në vitin 2022. Është me rëndësi të theksojmë se kjo do ta çojë tregtinë poshtë trendit të para pandemisë. COVID-19 vijon të përbëjë kërcënimin më të madh për të ardhmen e tregtisë dhe mënyrat e reja të infektimit mund të minojnë çdo shpresë për rimëkëmbje,” – u shpreh Ngozi Okonjo-Iweala, drejtoreshë e përgjithshme e OBT-së.

Drejtoresha e OBT-së shtoi gjithashtu se një shpërndarje e shpejtë e vaksinës në të gjithë botën mund të rrisë vlerësimin për vitin 2021 me 2.5 pikë përqindje por nënvizoi se shpërndarja e ngadaltë do ta ulte atë me 2 pikë.

Nëse parashikimet realizohen, OBT pret që eksportet nga Azia të jenë 10% më shumë se në vitin 2019. Tregtia e mallrave nga Evropa dhe Amerika e Veriut do të mbetet e qëndrueshme, ndërsa eksportet nga Afrika dhe Lindja e Mesme do të tkurren përkatësisht me 4 dhe 3%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat