Palestinezët thonë se janë 21 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Bota

Palestinezët thonë se janë 21 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Më: 11 maj 2021 Në ora: 09:19
Foto

Të paktën 21 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, pasi Hamasi lëshoi raketa nga territori bregdetar drejt Izraelit.

Ministria e shëndetësisë në Gaza i tha Al Jazeera të hënën se 21 njerëz, përfshirë fëmijë, ishin vrarë në sulmet.

Sulmet u kryen pasi Hamasi hapi disa raketa në drejtim të Izraelit, pas skadimit të ultimatumit të grupit duke kërkuar që Izraeli të heqë forcat nga kompleksi i Xhamisë Al Aqsa në Jerusalem.

Më herët të hënën kishte tensione në kompleks, i treti më i shenjti në Islam i cili gjithashtu respektohet nga hebrenjtë.

Ato u përshkallëzuan me më shumë se 300 palestinezë të plagosur kur policia izraelite sulmoi xhaminë, duke qëlluar me plumba gome, granata marramendëse dhe gaz lotsjellës.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një takim urgjent mbi trazirat në Jerusalem, ndërsa udhëheqësit botërorë kërkuan për “de-përshkallëzim të tensioneve”. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat