E ardhmja e frikshme/ OBSH: Viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari!

Bota

E ardhmja e frikshme/ OBSH: Viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari!

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:06
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari, duke marrë parasysh Indinë që po shikohet si një shqetësim i madh.

OBSH gjithashtu u bëri thirrje vendeve të pasura të premten të rishikojnë planet për të vaksinuar fëmijët dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina Covid-19 në skemën COVAX për vendet e varfëra.

Në një takim virtual në Gjenevë, Tedros tha, “Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre.

Por tani unë i nxis ata të rishikojnë dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina në COVAX”, citon media britanike The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat