Njihuni me një nga armët më të forta në botë: Thuhet se u testua në trupin e një terroristi të ISIS

Bota

Njihuni me një nga armët më të forta në botë: Thuhet se u testua në trupin e një terroristi të ISIS

Më: 15 maj 2021 Në ora: 13:08
Snajperi “Chey Tac M200”

Snajperi “Chey Tac M200” është arma më e fuqishme në botë, me shpejtësi prej 3 mijë e 500 metra për tre sekonda, me një çmim që shkon në afro 13.800 dollarë.

Kjo teori i është dëshmuar edhe në praktikë nga një ushtar i SAS-it në Mosul të Irakut, në vitin 2017.

Ai, ka pritur plot 4 orë në shënjestër terroristin e ISIS- it për ta gjuajtur me snajperin “Chey Tac M200”.

Pas katër orësh, ai është shfaqur para tij dhe ky i fundit tërhoqi këmbën e armës, ku plumbi i snajperit përshkoi plot 3 mijë e 500 metra për tre sekonda duke e lënë terroristin të vdekur në vend.

Mediat botërore kanë mbetur të tronditura kur morën raportin në lidhje me të shtënën e ushtarit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat