Nuk ishte tërmet, qytetarët tmerrohen nga lëkundja e ndërtesës 79-katëshe

Bota

Nuk ishte tërmet, qytetarët tmerrohen nga lëkundja e ndërtesës 79-katëshe

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një kullë në Kinë filloi të lëvizë, duke shkaktuar tmerr dhe panik te qytetarët, të cilët sapo kuptuan se pallati po lëkundej vrapuan menjëherë për tu larguar. Ngjarja ka ndodhur në Kinë, në qytetin jugor Shenzhen.

Sipas Daily Mail, asnjë tërmet nuk është regjistruar dhe autoritetet mbeten të shqetësuara për shkakun e lëvizjes së kullës.

Ekspertët po hetojnë se çfarë e shkaktoi këtë lëvizje të ndërtesës, ndërsa erërat në zonë nuk konsiderohen të jenë shkak i lëvizjes.

Ndërtesa 79-katëshe është ndërtuar në vitin 2000. 

Sidoqoftë, nuk është e qartë se si autoritetet do të menaxhojnë rrezikun e një ndërtese të tillë në zemër të një qyteti me më shumë se 12 milionë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat