Vendet më të pasura zotohen t’i japin fund mbështetjes publike për termocentralet me qymyr

Bota

Vendet më të pasura zotohen t’i japin fund mbështetjes publike për termocentralet me qymyr

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Tre javë para një takimi në Angli, vendet e G7 premtuan “përpjekje ambicioze dhe të shpejtuara” për të ulur emetimet e dyoksid karbonit (CO2).

I përbërë nga Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, G7, tha se kufizimi i rritjes së temperaturës nën 1.5 °C, do të kërkonte “veprim të rëndësishëm nga të gjitha vendet dhe në veçanti ekonomitë kryesore emetuese”, shkruan Euronews.

Për të arritur këtë vendet e G7 së pari po synojnë qymyrin, i cili sipas tyre se është “shkaku kryesor i rritjes së temperaturave”.

“Duke pranuar që investimet e vazhdueshme globale në prodhimin e energjisë me qymyr janë të papajtueshme me objektivin 1.5 °C, ne insistojmë që investimet ndërkombëtare në qymyr duhet të ndalen tani,” tha grupi në një deklaratë.
Veprimi vjen gjashtë muaj përpara mbajtjes së samitit vendimtar të klimës “COP26” në Glasgou.

Ministri gjerman i mjedisit, Svenja Schulze, tha se ishte “një hap i rëndësishëm përpara, sepse vetëm në këtë mënyrë ne, si vende të industrializuara, mund të kërkojmë me besueshmëri që të tjerët të na ndjekin në këtë drejtim”.

“Është një sinjal shumë i fortë për botën që thëngjilli është një energji e së kaluarës dhe nuk ka vend në përzierjen tonë të energjisë,” tha Ministrja Franceze e Tranzicionit Ekologjik, Barbara Pompili, për “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat