Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare njeriu i parë i vaksinuar për Covid-19 në botë

Bota

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare njeriu i parë i vaksinuar për Covid-19 në botë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:46
William Shakespeare

William Shakespeare, njeriu i parë në botë që iu injektua një vaksinë e aprovuar për koronavirusin në botë, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. I moshuari ndërroi jetë nga një sëmundje që nuk kishte lidhje me koronavirusin.

Bill, siç e thërrisnin ndryshe, u bë i njohur në të gjithë botën kur më 8 dhjetor u vaksinua me Pfizer/BioNTech në Qendrën Spitalore Coventry. Ish punonjësi i Rolls Royce vdiq të enjten e kaluar pasi prej kohësh vijonte të ishte i shtruar në spitalin ku edhe u vaksinua për Covid-19.

Ai lë pas gruan e tij Joy, dy djemtë dhe nipërit e mbesat.

William Shakespeare, burri i parë në botë që iu injektua një vaksinë e aprovuar për koronavirusin në botë, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Fotografia e Shakespeare ndërsa i injektohej doza e parë e vaksinës së prodhuar nga Pfizer, ndërsa mbante veshur një palë çorape krishtlindjesh u publikua nga media në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat